Mediat shtetërore të Sirisë kanë hedhur kritika në drejtim të administratës së presidentit amerikan, Barack Obama duke thënë se “po u ndihmon rebelëve të luftojnë presidentin Bashar Assad”.
Mediat shtetërore siriane kanë paralajmëruar Obamën se mund të “preken thellë interesat amerikane në Lindjen e Mesme nëse vazhdon me këtë politikë”.
Një editorial i gazetës “Al-Thawra”, shkruan se duke mbështetur forcat opozitare në Siri, Uashingtoni po mbështetë terrorizmin.
Gazeta paralajmëron se veprimet e tilla të SHBA-së, mund të kenë pasoja. Editoriali i gazetës, që transmetohet nga The Guardian, shkruan se trupat e rebelëve janë “terroristë të cilët duan ta shkatërrojnë Sirinë”.
Ky reagim vjen pas deklaratës së sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry, i cili ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë “ndihma direkte për rebelët”.
Saturday, 02 March 2013 12:41