Lajme Shqip Saturday, 10 October 2015 13:15

Portalit britanik DailyMail nuk i ka ikur rasti që të fotografojë Ritën edhe në Kosovë.

Rita vërtetë ka marrë vëmendjen e të gjithë mediave në vendin tonë që nga ardhja e saj dje në Kosovë, por as DailyMail nuk e lë t’i ikë rasti për ta fotografuar bukuroshen shqiptare.

“Ajo është një nga yjet më në zë në skenën e të famshmëve botërorë, por Rita ka gjetur kohë nga turneu i saj nëpër botë për të qenë e pranishme në martesën e miqve në vendlindjen e saj”, shkruan tabloidi britanik.

Rita vërtetë ka shkëlqyer mbrëmë në fustanin e kuq e nën përkujdesjen e Rezarta Galicës.