Beograd – Në një shkrim të publikuar në gazetën serbe “Blic”, thuhet se presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliç, vitin e dytë të studimeve e ka përfunduar vetëm për tri ditë. 
Sipas gazetës, Nikoliç në Fakultetin e Menaxhimit në Novi Sad, vitin e dytë e ka përfunduar nga 13 deri më 16 qershor 2005.
Në të dhënat studentore të Nikoliçit, viti i dytë i studimeve nuk është i nënshkruar nga dekani i fakultetit, madje nuk ka as vulën e fakultetit.
Po ashtu, gazeta ka verifikuar edhe orarin e provimeve që ka dhënë Nikoliç, të cilat kanë përkuar me fushatën politike që ka zhvillur ai, pjesëmarrjen në protesta, apo edhe intervistat që i ka dhënë, të cilat përputhen, apo kanë dallim shumë të vogël në kohë, gjë që le për të dyshuar për mundësinë fizike që Nikoliç të ketë marrë pjesë në provime. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 18 July 2012 13:12