Lajme Shqip Tuesday, 25 August 2015 15:08

Policia e Kosovës do të jetë në asistencë të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) më datë 26 dhe 27 gusht në rrugën magjistrale Prishtinë – Pejë , respektivisht në hyrje të fshatit Arllat, njoftoi para pak çastesh Drejtoria e Policisë Rajonale në Prishtinë

Asistenca policore do të konsistojë në mbështetjen e KOSTT-it përgjatë kalimit – transportit të përçuesve në segmentin rrugor në vendkalimin e fshatit Arllat, me ç ‘rast do të jetë e nevojshme mbyllja e rrugës magjistrale Prishtinë – Pejë respektivisht hyrje-dalja e autostradës “Ibrahim Rugova” në intervalet kohore të poshtëshënuara:

E mërkure, datë 26.08.2015, në tri intervale të shkurtra kohore:

 Ora 09:00 – 09:15

 Ora 12:00 – 12:15

 Ora 14:00 – 14:15

E enjte, datë 27.08.2015, në dy intervale të shkurtra kohore:

 Ora 09:00 – 09:15

 Ora 12:00 – 12:15

 

Andaj njoftojmë qytetarë të cilët këto dy ditë në këto intervale kohore shfrytëzojnë këtë rrugë, të kenë parasysh vonesat që mund të shkaktohen për shkak të bllokimit të rrugës.