Lajme Shqip Thursday, 19 January 2012 17:30

Tiranë-Ambasadorja britanike në Tiranë, Fiona Mcilwham, deklaroi sot se, “është shumë e rëndësishme të jepet drejtësi për katër viktimat e 21 janarit”.

Në një prononcim për mediat, ambasadorja Mcilwham, thekson se, “një proces i besueshëm do të marrë kohë, por ai nuk duhet të vonohet”.

“Ne i bëjmë thirrje të gjitha autoriteteve shqiptare për të bashkëpunuar plotësisht me prokurorinë për hetimin”, tha amabsadorja britanike duke shtuar se drejtësia kërkon institucione profesionale të paanshme, të cilat besohen nga publiku se po veprojnë me paanëshmëri dhe po ndiqen me kujdes nga media për t’u siguruar se janë të drejtë.

Ambasadorja britanike, Mcilwham shprehet se, “Shqipëria ka tani një mundësi, të ndërmarrë hapat e duhur drejt dhënies së drejtësisë për të gjithë dhe për të luftuar çdo sens mosndëshkimi”.

“Ne shpresojme se autoritetet shqiptare do ta shfrytëzojnë këtë mundësi”, tha ambasadorja britanike.(LajmeShqip.com)