Lajme Shqip Saturday, 01 August 2015 08:58

Shtëpia e Bardhë është mbyllur përkohësisht pasi një grua ka tentuar të futet në zonën e sigurisë, ndërsa ka ndeshur në reagimin e menjëhershëm të oficerëve të sigurisë.

“CBS News” raporton se gruaja ka tentuar të kalojë barrikadën e ngritur rreth Shtëpisë së Bardhë, por ajo është vënë menjëherë në pranga.

Identiteti i gruas dhe synimet e saja ende nuk dihen, ndërsa bëhet e ditur se menjëherë kanë nisur hetimet për zbardhjen e këtij e ngjarjes.