Lajme Shqip Friday, 15 February 2013 18:56

“Ishte ditë jo e mirë për adhuruesit e hamburgerit në Washington”.

Kështu nis lajmi në Huffington Posst, për mbylljen e vendit ku presidenti amerikan Barack Obama pëlqente të hante hamburger.

Bëhet fjalë për restorantin “Ray’s Hell-Burger”, një vend me nam, pikërisht pse presidenti Obama kishte ngrënë dy herë hamburger.

Restoranti është mbyllur, pasiqë pronari ka pasur disa mosmarrëveshje për qiranë. Presidenti amerikan kishte drekuar aty dy herë. Një herë në vitin 2009 me zëvendëspresidentin Joe Biden dhe një vit më vonë me presidentin rus, Dmitry Medvedev.