Lajme Shqip Tuesday, 29 January 2013 09:40

Hollande – Mbretëresha Beatrix e Holandës ka abdikuar, duke ia lënë fronin djalit të saj, princit Willem- Alexander.

Në një fjalim të mbajtur në TV, ajo tha se formalisht do të largohet nga froni më 30 prill.

Mbretëresha, që po i afrohet ditëlindjes së 75-të, tha se ajo e ka menduar këtë moment për shumë vite dhe shtoi se tani është koha.

BBC raporton se Mbretëresha Beatrix ka qenë kryetarja e shtetit që prej vitit 1980, kur mamaja e saj abdikoi.

Në një fjalim të shkurtër televiziv, ajo tha se është koha që fronin ta mbajë gjenerata e re, duke shtuar se i biri është gati për t’u bërë mbret.

Princi Willem- Alexander është 45 vjeç, i martuar dhe ka tre fëmijë.

Ai do jetë mbreti i parë i Holandës që prej vitit 1890.

Vitet e fundit është bërë traditë që monarkët aty të abdikojnë.

Beatrix është monarkia e gjashtë e dinastisë Orange- Nassau, që e ka drejtuar Holandën që nga fillimi i shekullit të 19-të.

Abdikimi i saj nuk ndikon për të provokuar ndonjë krizë. Monarku ka pak fuqi dhe rol kryesisht ceremonial.

Djali i dytë i Beatrix, është goditur nga një ortek dhe është në koma që nga marsi i vitit të shkuar.(LajmeShqip.com)