Elisabeta e Dytë, mbretëresha e Britanisë së Madhe, është vënë në kërkim të një mazhordomi të ri dhe kjo ofertë punësimi është publikuar në faqen e internetit të familjes mbretërore.
Punëtori i ri që do të përzgjidhet për t’i shërbyer nga pranë vetë Madhërisë së Saj, do të paguhet 18 mijë euro në muaj, ndërsa do të punojë 45 orë në javë, por ky orar mund të ndryshojë në bazë të udhëtimeve që duhet të bëjë.
Kur mazhordomit do t’i duhet të shoqërojë Mbretëreshën jashtë vendit, ai do të përfitojë bileta dhe qëndrim të paguar në të njëjtin hotel apo pallat ku do të qëndrojë edhe familja mbretërore.
Detyra e mazhordomit do të konsistojë kryesisht në dërgimin e tabakave me ushqimin e mëngjesit, kafe dhe çaj, tek Mbretëresha dhe pjesëtarët e tjerë të familjes mbretërore.
Kush nuk do e donte një punë të tillë?
Friday, 23 March 2012 16:10 