Me veshje burgu dhe tatuazh tek qafa, sigurisht që do t’ju frikësonte!
Pikërisht ky është transformimi i fundit për aktorin në filmin e fundit “Elysium”. I veshur me një veshje sportive me një numër identifikues në pjesën ballore dhe me një tatuazh fals në qafën e tij, ishin skenat që po xhiroheshin në Vancouver të Kanadasë.

Aktori 41 vjeçar do të interpretojë në këtë film, ofertë e bërë nga Neill Blomkamp, film i cili shtrihet në të ardhmen ku jeta e një planeti tjetër do të kombinohet me idetë socio-politike dhe aksion. Në këtë film aktorit do t’i bashkëngjitet aktorja legjendare Jodie Foster dhe William Fichtner.
Shumë pak dihet për këtë film të ri, por një gjë dihet me siguri: Sony Pictures ka ndarë një buxhet mjaft të majmë për prodhimin e tij. Në janar për prodhimin e filmit “Elysium”, Sony për bëri ofertën më tërheqëse prej 125 milion dollarësh. (LajmeShqip.com)
Thursday, 20 October 2011 15:57