Maskë fytyre e bërë me banane, vërtetë efikase, ekonomike dhe e thjeshtë për t’u realizuar dhe për t’u aplikuar. Siç mund ta dini, banania është një ushqim i shkëlqyer për krijimin e kremrave të fytyrës, por edhe për atë të flokëve.
Atë mund ta shfrytëzoni për të krijuar një maskë të mrekullueshme për fytyrën me lëkurë të yndyrshme. Merrni një banane dhe e grini deri sa të krijohet një masë homogjene. Pastaj hidhini një gjysëm luge mjaltë, disa pika lëng limoni dhe përzjeini të gjitha bashkë me kujdes.
Masën e krijuar e shpërndani nëpër fytyrë duke e lënë për 15 minuta. Më pas lajeni fytyrën me ujë të vakët. Këshillohet që kjo maskë të aplikohet një herë në javë.
Monday, 26 December 2011 10:45 