Ju besoni që maskat natyrale të aplikuara në kushtet e shtëpisë janë shumë më të shëndetshme se kremrat me kimikate të ndryshme? Epo nëse mendoni kështu, atëherë keni shumë të drejtë! Produktet natyrale ju ndihmojnë të rigjeneroni flokët dhe fytyrën tuaj.
Sot do t’ju tregojmë një ndër maskat që është e këshillueshme për çdo lloj tipi të lekurës.
Marrim një pjesë të mollës e grijmë shumë imët, i shtojmë një banane të shtypur dhe i hedhim disa pika lëng limoni. Maska e përftuar shpërndahet nëpër fytyrë dhe pas 20 min shpërlahet me ujë të nxehtë. Këshillohet të aplikohet një herë në javë. Mbas disa javësh do të shikoni se si lëkura e fytyrës tuaj do të shkelqejë. (LajmeShqip.com)
Thursday, 22 December 2011 15:10 