Lajme Shqip Monday, 24 August 2015 08:04

Wellner Kohler kërkon ndihmën e drejtësisë kosovare që t’i kthejë 550 mijë eurot që ia morën dy shqiptarë, shkruan sot Koha Ditore.

Bekim Hamza dhe Enver Shala nga Kosova u dënuan në prill të këtij viti nga shteti gjerman për mashtrimin e Wellner Kohlerit.

Gjykata gjermane konstatoi se ai humbi gjysmë milioni euro, të cilat kosovarët ia morën me mashtrim dhe detyrohen t’ia kthejnë.

Por kjo nuk ndodhi asnjëherë. Wellner kërkon ndihmën e organeve të drejtësisë kosovare për të kthyer pasurinë e tij të humbur.

Mirëpo kjo kushtoi me kërcënimin e tij për jetë nga Bekim Hamza, ndaj të cilit Prokuroria e Shtetit ngriti aktakuzë.