Kushdo që thotë fjalë të pista ose shan në publik, do të gjobitet. Kjo është risia më e fundit në qytetin e Middleborough, Massachusetts, ku është votuar një dispozitë e veçantë e cila ndalon sharjet në vendet publike.
Dispozita është bërë me votim të hapur , dhe janë siguruar 180 vota pro dhe 50 kundër. Ndërsa për të gjithë ata persona që shajnë në publik do aplikohet një gjobë prej 20 dollarësh.
Ky qytet është një ndër qytetet më të përparuar në Massachusetts por edhe një ndër më të çuditshmit pasi që prej vitit 1968 ka miratuar ligjin kundër vulgaritetit në publik, edh pse ky ligj është respektuar shumë pak. Sipas këtij ligji dënimi i vulgaritetit shmang arsyet e krimeve siç është përdhunimi.
Një gjë është qartësuar, se dënimi do të jetë jo për ata persona të cilët bisedojnë privatisht mes tyre, por për ata që bërtasin me zë të lartë në parqe publike apo zona të mbipopulluara.
Thursday, 14 June 2012 16:06