Angli – Aktori komik shkëmben betimet për herë të tretë!
Sipas burimeve të “People”, Robin Williams shkëmbeu betimet me dizenjuesen grafike Susan Schneider, të shtunën, në resortin e Meadowood të Napa Valley.

Çifti është takuar pak përpara se aktori dhe komediani 60 vjeçar t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale në zemër, më 2009-ën. Britanikja “The Guardian” ka raportuar gjithashtu, se Schneider ka qenë ajo që i ka shërbyer dhe ndihmuar që të rikthehet në një gjendje të mirë shëndetësore.
Për Williams, kjo është hera e tretë që i ngjitet altarit. Nga martesat e tij të më përparshme ai ka edhe tre fëmijë: Zachary 28 vjeç, Zeldën 22 dhe Codyn 19 vjeç. Gruaja e tij e parafundit, Marsha, kërkoi divorcin në vitin 2008.
Vajza e tij Zelda, ka komentuar në rrjetin social Twitter, “Erdhi koha që magjia dhe çmenduria e dasmave të fillojë”. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 25 October 2011 16:58