Lajme Shqip Friday, 27 May 2011 12:25

Los Angeles – Zyra nё Mbrojtje tё Fёmijёve ka pёrfunduar intervistёn me Mariah Carey duke i dhёnё fund edhe hetimit mbi Mariahn.

Investigimi pёr Mariah-n ka filluar menjёherё pas njё telefonate anonime qё ka marrё ko zyrё, e cila ankohej pёr konsumim birre Giuness nga Mariah gjatё kohёs qё ajo ushqente fёmijёt e saj me gji.

Punonjёsit social morrёn nё pyetje Mariah-n dhe kaluan pak kohё me fёmijёt duke konkluduar qё fёmijёt dhe ambjenti i tyre ishte i shёndetshёm dhe i sigurtё.

Mariah gjatё investigimit nuk ka hezituar nё asnjё moment pёr tё pranuar se kishte pirё birrёn Giuness pasi kёshtu kishte qёnё e kёshilluar nga punonjёsit e maternitetit. Dhe kjo u verifikua menjёherё duke rezultuar qё kёshillat e stafit tё maternitetit ishin tё vёrteta pasi birra e zezё, nё kёtё rast marka Guiness, ndihmon laktacionin e nёnave.

Mbas gjithё kёsaj zhurme u kuptua qё nuk kishte patur nevojё pёr asnjё ankesё.