Lajme Shqip Wednesday, 14 September 2011 16:52

Pasi shërbeu si Zonja e Parë e Kalifornisë për më shumë se shtatë vite, Maria Shriver po i rikthehet sërish rrënjëve të saj, karrierës së gazetarisë.

55-vjeçarja e cila u divorcua gjatë verës nga bashkëshorti Arnold Schwarzenegger, po fokusohet sërish në gazetari. Këtë gjë ajo e ka bërë të ditur në intervistën e dhënë për revistën dedikuar femrave, “L.A. Woman”. E paraqitur në kopertinën e kësaj reviste me një pamje autoritare, ajo nuk ka diskutuar aspak për vështirësitë e saj, por se si ajo e ndjen veten e saj si një grua e fuqishme.

Kjo është një ndër pak intervistat që ajo ka dhënë gjatë këtij viti. (LajmeShqip.com)