Moda është metoda më e mirë për t’u paraqitur në çdo sezon dhe për këtë stilistët kanë arritur të spikasin si gjithmonë me dizajne nga më të spikaturat.
Nëse po kërkoni rroba të mrekullueshme për gardërobën për të theksuar më shumë elegancën tuaj, atëherë shikoni koleksionin më të fundit të Marchesa Resort, një koleksion me dizajne që ja vlen t’i kushtoni vëmendjen tuaj. Marka e njohur ‘Marchesa’ sapo ka lançuar krijimet e saj më të reja me dizajne që theksojnë feminilitetin tuaj.
Dizenjuesit e kësaj marke, si Georgina Champan dhe Keren Craig, janë të njohur për veshjet e tyre magjepsëse. Veçantia e kësaj marke është stili luksoz, veshjet klasike dhe fustanet e gjatë. Materiali i përdorur për këto dizenjo, si pëlhurat dhe copat e qëndisura, do t’ju japin një pamje magjike.
Fustanet klasikë do t’ju bëjnë të dukeni si një divë e vërtetë, e cila është duke ecur mbi tapetin e kuq dhe nuk ka aspak turp të tregojë format dhe bukurinë e saj.
Shumëllojshmëria dhe detaje të veçanta e bëjnë këtë markë të spikasë që në fillim me fustane shumë ngjyrëshe, njëngjyrësh, të punuara me rrjetë dhe pupla teksa gjatësia e tyre shkon deri mbi gju dhe ato klasikët janë të gjatë deri në fund të këmbëve.
Këto fustane duhen kombinuar me aksesorët e duhur, sandale ose këpucët e përshtatshme, si dhe me një çantë të zgjedhur me finesë.
(LajmeShqip.com)
Thursday, 12 July 2012 12:00 





