Shkurtimi më i madh në historinë buxhetore të Bashkimit Evropian, prej 3 për qind, mund të shënojë ende maratonë të gjatë për të arritur tek fundi.
Megjithëse shkurtimi i buxhetit të BE-së është vlerësuar të jetë si një fitore për kryeministrin britanik David Cameron, Parlamenti Evropian do të duhet ta votojë atë dhe nuk dihet ende se kur do ti vie fundi çështjes së buxhetit, raporton Euronews.
Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, ka qenë më i zëshmi kundër pretendimeve të kryeministrit britanik përballë çështjes së buxhetit të Bashkimit Evropian.
Parlament Evropian pritet të votojë buxhetin 2014-2020 në tre muajt e ardhshëm, por nuk dihet ende nëse maratona e buxhetit evropian, do të përfundojë atëherë.
Sunday, 10 February 2013 13:44