Shkup – Republika e Maqedonisë është ekonomia e tretë më e përmirësuar në botë këtë vit, sipas Raportit të Bankës botërore “Duing biznes 2012”, në të cilën ajo u ngjit për 12 vende nga 34 në 22.
Maqedonia, së bashku me Marokon, Moldavinë, Sao Tome dhe Principen, Letoninë, Siera Leonen, Burundin, Ishujt Solomonen, Republikën e Koresë, Armeninë dhe Kolumbinë janë 12-të ekonomitë të cilët kanë arritur përmirësim më të madh të lehtësimit dhe zhvillimit të biznesit në më shumë fusha të rregullativës të matura me Raportin e Bankës botërore, të publikuar sot.
Në Raportin e lehtësisë së përgjithshme për zhvillim të biznesit prin Singapori, i përcjellur nga Hong-Kong, Zelanda e Re dhe Danimarka.
Republika e Maqedonisë ka bërë progres në katër veprimtari – marrje të lejeve për ndërtim, marrje të kredisë (informacione kreditore) dhe zgjidhje të josolvencës. “E lehtësoi marrjen e lejeve ndërtimore përmes bartjes së procesit të mbikëqyrjes mbi sektorin privat dhe me racionalizimin e procedurave.
E lehtësoi regjistrimin e pronës përmes zvogëlimit të kompensimeve noteriale dhe zbatim të kufizimeve kohore të vërtetuara me Ligjin për kadastër të pasurisë së patundur. Themelimi i byrosë private kreditore e përmirësoi sistemin informues për kreditë. Me legjislativën janë përmirësuar transparenca e procedurave falimentuese”, thuhet në raportin për Maqedoninë.
Duing biznis 2012 e njeh Maqedoninë si një nga 10-të ekonomitë, të cilat kanë bërë përparim më të madh në krijimin e klimës më të mirë rregullatore për punë afariste në gjashtë vitet e fundit. Me këtë Maqedonia u ngjit në shkallën globale në lehtësimin e punës afariste nga vendi i 81-të në Duing biznes 2006 në vendin e 22-të në raportin vjetor.
Thursday, 20 October 2011 10:54