Washington – Maqedonia është radhitur në shkallën e parë të klasifikimit mbi trafikimin njerëzor, derisa Shqipëria dhe Kosova janë radhitur në shkallën e dytë, në Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit mbi Trafikimin e Personave për vitin 2012. 
Në pjesën kushtuar Maqedonisë, raporti shprehet se vendi është burim, destinacion dhe ndoshta vend tranzit për gratë dhe fëmijët që janë viktima të trafikimit për seks, dhe për fëmijët që i nënshtrohen lypjes së detyruar.
Raporti thotë se viktima nga vendet e tjera janë të detyruara për prostitucion dhe punë, dhe kryesisht ato vijnë nga Shqipëria, Bullgaria, Serbia, Ukraina dhe Kosova.
Departamenti amerikan megjithatë kritikon Qeverinë e Maqedonisë se nuk ka arritur që të sigurojë resurse financiare për viktimat që gjenden në strehimoret dhe se nuk bën shumë për reintegrimin e tyre.
Uashington apelon që Qeveria në Shkup të veprojë në mënyrë më proaktive dhe të forcojë përpjekjet për identifikimin e viktimave, dhe të sigurojë se ato nuk duhet të deportohen apo dënohen si rezultat i asaj se kanë qenë viktima të tregtisë. (LajmeShqip.com)
Thursday, 21 June 2012 07:07