Lajme Shqip Wednesday, 21 December 2011 13:05

Shkup  – Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale Ibrahim Ibrahimi, sot do të mbajë fjalim në Konferencën e parë rajonale dedikuar punësimit të personave të verbër dhe me shikim të dobët.

Konferenca është pjesë e projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Rrjeti për përfaqësimin e personave të verbër të Ballkanit perëndimor”, ndërsa në organizim të Delegacionit të BE-së, në bashkëpunim me Lidhjen kombëtare të të verbërve të Maqedonisë, Asociacionin e të verbërve nga Shqipëria, Lidhjen e  të verbërve nga Mali i Zi dhe Lidhjen e të verbërve dhe atyre me shikim të dobët nga Italia.

Zëvendësministri sot në Koçanë do të marr pjesë edhe në tribunën me temë “Njohja e bashkësisë rome me kërcënimet e mundësisë për vendosje të vizave”.

Në tribunë do të diskutohet edhe për problemet me të cilat përballet popullata lokale e nacionalitetit rom, si dhe për mënyrat për zgjidhjen e tyre.