Lajme Shqip Wednesday, 21 December 2011 20:30

Shkup – Aktgjykimin nga Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë në Hagë, me të cilën u konstatua shkelje e Marrëveshjes së përkohshme nga ana e Greqisë për shkak të pengesës së anëtarësimit në NATO në samitin në Bukuresht, shefi i diplomacisë Nikolla Poposki e prezantoi si një nga suskeset më të mëdha të MPJ-së këtë vit dhe i nënvizoi pritjet nga implikimet pozitive nga respekti i saj në lidhje me integrimet evropiane dhe euroatlantike për Maqedoninë.

“Duke e pasur parasysh kundërshtimin e Greqisë ishte shkaku i vetëm, e cila e pengoi arritjen e konsensusit rreth çështjes së pranimit tonë në Aleancë, Maqedonia pret që Greqia tërësisht ta respektojë frymën e aktgjykimit dhe se në pajtushmëri me frymën e aktgjykimit dhe se në pajtueshmëri me obligimet e saj ndërkombëtare juridike ajo nuk do ta bllokojë më tej arritjen e konsensusit për anëtarësimin tonë në NATO”, tha Poposki.

Qeveria e re e Greqisë, nënvizoi, e cila është teknike sipas karakterit të saj, nuk ka treguar vullnet të veçantë për angazhimin e planit të zgjidhjes së këtij problemi politik, duke pohuar se ka fillimisht mandat ekonomik. Por, thotë, nëse kjo është vërtet kështu nuk ka arsye që Athina ta mos e resppektojë vendimin e Gjykatës.

“Çdo tentativë e mëtutjeshme e Greqisë për bllokimin e bazuar mbi kontestin e emrit dë të paraqesë shkelje të së Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë. Maqedonia pret nga të gjitha vendet anëtare të kushtojnë vëmendje ndaj vendimit dhe t’i shqyrtojnë të gjitha argumentet për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancë. Me këtë rast të kihet parasysh dobia nga kthimi i sigurisë juridike në raportet mes Republikës së Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë që është me rëndësi kyçe”, theksoi shefi i diplomacisë Nikolla Poposki me rastin e fjalimit të tij vjetor para Komisionit të Kuvendit për politikë të jashtme.

Ai pret që vendet anëtare të NATO-s sa më shpejt t’i lëvizin mekanizmat e Aleancës dhe ta shqyrtojnë çështjen për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në dritë të aktgjykimit.

Me hapjen e bisedimeve inkaudruese me BE-në, thotë, aktgjykimi i Hagës mund të luajë rol pozitiv në kapërcimin e dallimeve dypalëshe mes Maqedonisë dhe Greqisë.

“Marrëdhëniet e mira fqinjësore janë rrugë dykahëshe, e cila nuk varet nga vullneti dhe përpjekjet e vetëm njërës palë. Sundimi i së drejtës gjithashtu është një nga vlerat qendrore në familjen evropiane drejt së cilës ne synojmë. Kemi të drejtë të plotë që të presim që të gjithë do ta kenë parasysh gjatë marrjes së vendimeve të tyre. Me anulim të mëtutjeshëm të kërkesës së merituar të negociatave nuk kontribuohet drejt zgjidhjes, pikërisht e kundërta. Konsiderojmë se fillimi i negociatave paraqasëse me BE-në është fakti që do të krijonte klimë pozitive në këtë drejtim”, tha Poposki duke theksuar se mes tjerash edhe të rekomandimit të marrë nga ana e KE-së për të tretën herë.

Duke u përqendruar në raportet me fqinjët në rajon, ministri Poposki si arritje i theksoi nënshkrimin e marrëveshjeve me Shqipërinë dhe Serbinë për kalimin e kufirit me letërnjoftim, të cilat do të fillojnë të zbatohet pas ratifikimeve të tyre dhe paralajmëroi se vitin e ardhshëm do të inicohet draft i tillë edhe me Malin e Zi.

Në lidhje me kontestin për emrin me Greqinë, ai nënvizoi se Maqedonia mbetet në qëndrim konzistent për vazhdim të dialogut që zhvillohet në kuadër të KB-së me qëllim të gjetjes së zgjidhjes së pranueshme. Raportet bilaterale me SHBA-në si partner strategjik vazhdojnë që të zhvillohen dhe të thellohen”, tha Poposki dhe nlnvizoi se pret efektim të tyre ehde përmes mbështetjes për integrimet tona euroatlantike.

Realizimi i prioriteteve strategjike – anëtarësimi në NATO dhe BE, zhvillim i i marrëdhënieve të mira fqinjësore, aktivitetet në kuadër të diplomacisë publike dhe kujdesi për pakicat maqedonase janë mes prioriteteve për vitin 2012, të cilat i theksoi shefi i diplomacisë. Vitin e ardhshëm, tha Poposki, Maqedonia do të kryesojë edhe me Procesin për bashkëpunim me EJL-në.