Shkup – Inspeksioni arsimor nuk ka gjetur libra nga Kosova dhe Shqipëria në gjimnazin me mësim në gjuhën shqipe “Zef Lush Marku” në Shkup, gjatë kontrollit të cilin e kreu pas konstatimeve të disa mediave se prej atyre vendeve shfrytëzohen librat e historisë, në vend të atyre të miratuara nga Ministria e Arsimi dhe Shkencës.
Drejtori i Inspektoratit arsimor shtetëror (IASH), Xhorxhe Arsov sot e ka marrë procesverbalin. Për mediat deklaroi se tre inspektorë dy ditë i kanë kontrolluar të gjithë mësimdhënësit në shkollat dhe nuk kanë konstatuar paligjshmëri.
Inspektorët në “Zef Lush Marku” konstatuan se në shumicën e lëndëve nuk ka libra për të gjithë nxënësit në paralele ose aspak nuk ka libra në disa lëndë profesionale.
Arsov sot kishte takim me drejtorët e shkollave të mesme në Shkup, pasi IASH ka kryer evaulim të rregullt në 16 prej 21 shkollave në kryeqytet. Sipas tij, nota mesatare për shkollat është e mirë (3) dhe është pak mbi mesataren e nivelit shtetëror.
Përmendi më shumë dobësi në të cilat duhet të punojnë drejtorët dhe kuadri mësimdhënës që të përmirësohet kualiteti i mësimit – mosshfrytëzimi i mjaftueshëm i kompjuterëve, komunikimi i pamjaftueshëm me prindër dhe njohja e tyre me programet mësimore, vlerësim stihike para gjysmëvjetorit apo para përfundimit të vitet, në vend të aktivitet të vazhdueshëm, pak aktivitet jashtë mësimor dhe orë shtesë për nxënësit e talentuar me sukses të dobët.
IASH ka vërejtje edhe për higjienën në shkollat dhe oborret e parregulluara. Vlerësoi dhe se ka marrëdhënie mjaft kualitative mësimdhënës-nxënës dhe se drejtorët në mënyrë konsekuente të plotësojnë obligimin për mbajtjen e dosjeve për çdo nxënës.
Friday, 09 December 2011 16:00