Lajme Shqip Monday, 14 May 2012 16:15

Bruksel – Petre Stano, zëdhënësi i eurokomisarit për zgjerim Shtefan Fyle, porositi që të ndërpriten protestat në Maqedoni dhe të lihen  autoritete e Maqedonisë ta zgjidhin vrasjen e pesëfishtë në Smillkovcë, transmeton korrespodenti i MIA-s nga Brukseli.

Në konferencën e sotme në KE, për pytjen cili është komenti i Komisionit lidhur me protestat gjithnjë e më të shpeshta në Maqedoni: Stano u përgjigj “Protestat janë për shkak të hetimit  volimunoz që autoritetet e Maqedonisë e zbatojnë pas vrasjes së peshkatarëve të rinj. KE ka pozicion të pastër lidhur me këto protesta e ajo është kërkesa jonë  të njëjtat të ndërpriten dhe  të lihen personat përgjegjës në Maqedoni të qetë ta përfundojnë procesin e hetimit dhe persona që e kryen  këtë vrasje makabër të përgjigjen  komfom ligjeve të vendit”, potencoi  zëdhënësi i Fyles.

Stano mori pyetjeje shtesë për protestat në Republikën e Bullgarisë  rreth shënimit të përvjetorit nga  vdekja e Goce Dellçevit. Në pyetjen e gazetarit bullgar nëse Komsioni Evropian e di rastin  ku ambasadori bullgar është penguar të vendosë lule  në varrin e “heroit  nga  historia  e përbashkët”  të Maqedonisë dhe Bullgarisë nga ana e një “turme të zemëruar” zëdhënësi Stano  kërkoi nga autoritetet e Maqedonisë  ta zgjedhin rastin,  ndërsa dy vendet  t’i zgjedhin  keqkuptimet e tyre  rreth historisë. (LajmeShqip.com)