Lajme Shqip Friday, 13 January 2012 09:30

Podgoricë- Liderët e opozitës malazeze Andreja Mandiq dhe Nebojsha Medojeviq deklaruan se opozita do të vazhdojë në qëllimin për hetim parlamentar për veprimet korruptive gjatë privatizimit të “Telekom Mali i Zi”.

Pa bisedimevev me ambasadorin e Gjermanisë në Podgoricë Luis Fisher, dy opozitarët deklaruan se opozita nuk do të dorëzohet nga iniciativa për hetim parlamentar për aferën “Telekom”.

Ata theksuan se opozita do të vazhdojë në kuadër të hetimit parlamentar që të merren të gjithë aktorët në pyetje në lidhje me aferën.

Sipas Rregullores së Kuvendit të Malit të zi për inicimin e hetimit parlamentar janë të nevojshme 27 nënshkrime të deputetëve, por për pranimin e iniciativës janë të nevojshme 41 vota në parlament.

Opozita malazez ka 29 deputetë në Kuvendin e Malit të Zi.

Mandiq dhe Medojeviq vlerësuan se afera “Telekom” është një porosi për disa funksionarë malazez që të tërhiqen nga politika.

Autoritetet amerikane financiare konfirmuan se Dojçe Telekom, përmes filialit të vet Maxhar Telekom, gjatë blerjes së Telekom Mali i Zi kanë korruptuar më shumë funksionarë malazez me gjithsej 7,35 milionë euro.

Prokurori shtetëror i Malit të Zi nga kolegët amerikan kërkoi që t’ua dorëzojnë të gjitha faktet në lidhje me aferën “Telekom”, pas çka prokurorët malazez do të vendosin nëse do të fillojnë të dëgjojnë dëshmitarë në këtë rast. Prokuroria malazeze paraprakisht kumtoi se tani më një vit po zhvillon hetim për privatizimin e Telekomit. (LajmeShqip.com)