Podgoricë – Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviç ka deklaruar se nuk do të nënshkruajë vendimin për emërimin e ambasadorit të këtij shteti në Kosovë, dhe as nuk do të pranojë letrat e akreditimit të ambasadorit kosovar në Podgoricë, po që se në Kosovë nuk njihen malazezët si pakicë kombëtare.
Vujanoviç iu ka thënë gazetarëve se ka “premtime të fuqishme” nga ana e presidentes kosovare Atifete Jahjaga se çështja e statusit të malazezëve do të zgjidhet së shpejti.
Presidenti i Malit të Zi ka thënë se deri në atë kohë nuk do të ketë shkëmbim ambasadorësh mes Malit të Zi dhe Kosovës. Mali Zi e ka njohur pavarësinë e Kosovës në tetor të vitit 2009. (LajmeShqip.com)
Thursday, 07 June 2012 14:49