Kabul – Të paktën nëntë persona humbën jetën sot në një sulm vetëvrasës me automjet-bombë në aeroportin e qytetit afgan Xhalalabad, kumtuan mediat amerikane, duke iu referuar policisë.
Aeroportin e shfrytëzojnë forcat e NATO-s në Afganistan, nënvizojnë mediat franceze.
Sipas një nëpunësi policor, në sulm ka të paktën shtatë të plagosur.
Një zëdhënës policor, i cituar nga agjencitë, deklaroi se në sulm janë vrarë gjashtë civilë, dy persona të sigurimit në aeroport dhe një ushtar.
Talebanët e ndërmorën përgjegjësinë për sulmin.
Grupi deklaroi se atentati ka qenë hakmarrje për ndezjen e ekzemplarëve të Kuranit në një bazë ushtarake amerikane nga java e kaluar.
Zëdhënësi i NATO-s deklaroi se në mesin e viktimave nuk ka ushtarë të forcave të koalicionit, të kryesuar nga Aleanca.
Monday, 27 February 2012 09:20