Ramallah – Presidenti palestinez Mahmud Abas mbrëmë u bëri thirrje vendeve të Bashkimit Evropian që veçmas ose bashkarisht ta njohin shtetin palestinez.
Negocuesi palestinez Saeb Erekat deklaroi se në takimin me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme Kethrin Eshton, Abas konfirmoi se qëndrimi i palestinezëve është që të ripërtërihet procesi paqësor me Izraelin.
Abas përmendi se pret që kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu t’i pranojë negociatat për dy shtete dhe ta ndalojë ndërtimin e lagjeve hebraike, veçanërisht në Jerusalem.
“I bëjmë thirrje BE-së që të na ndihmojë në Kombet e Bashkuara të njihet Palestina në kuadër të kufijve nga viti 1967”, theksoi Erekat.
Eshton ditën e enjte arriti në Izrael, ku u takua me ministrin izraelit të Punëve të Jashtme Avigdor Liberman. Më vonë ajo shkoi në Ramallah në Bregun Perëndimor, ku bisedoi me Abasin dhe me kryeministrin izraelit Salam Fajad.
Saturday, 18 June 2011 17:11