New York – Madonna mund të jetë një ikonë ndërkombëtare e popit dhe një yll muzikor, por kur bëhet fjalë për fëmijët e saj ajo është thjeshtë një nënë që do të bënte gjithçka për t’i ngushëlluar.
Dhe për këtë i referohemi rastit të djeshëm kur Lourdes ka dalë nga qëndra “Kabbalah Centre” e përlotur. Nuk është zbuluar motivi i lotëve të saj, por Madonna si çdo nënë tjetër i ka dhënë mbështetjen e saj duke i hedhur dorën në krah dhe drejtuar drejt automjetit të tyre për t’u larguar.
Gjatë rrugës për në makinë dukej qartë se Lola po ndante me nënën e saj problemin që e shqetësonte dhe, diva ndërkohë është kujdesur që të mos shqetësoheshin më nga paparacët.
Madonna e ka treguar disa herë lidhjen e ngushtë me vajzën e saj Lourdes, dhe jo vetëm në momente të tilla, por edhe në mbështetjen që ajo i ka dhënë vogëlushes 14 vjeçare për të eksploruar botën e modës si stiliste. (LajmeShqip.com)
Monday, 26 September 2011 14:27