Madonna së shpejti do të shndërrohet në një personazh karikature. Nuk bëhet fjalë për një parodi, por për një serial editorial të vërtetë, i cili do të marrë start në muajin gusht.
Zonjusha Bullafiqe do të jetë protagonistja e kësaj karikature, dedikuar plotësisht Madonnës. Kjo karikaturë do të trajtojë disa episode të jetës së saj që pak i dijnë, por që e kanë bërë të shndërrohet në fenomenin botëror që ne të gjithë e njohim dhe e duam.
Ideatorja e këtij produkti ka qenë shtëpia botuese Bluewater, e cila është e bindur që ky produkt do t’i pëlqejë të gjithëve, pasi do të tregojë në mënyrë mjaft të qartë, nëpërmjet fotografive, historinë e mbretëreshës së popit.
Jeni kurioz të dini se si do të jetë? Duhet të prisni edhe pak, por ndërkohë kurseni nga 3.99 dollarë për të blerë një kopje. (lajmeshqip.com)
Sunday, 26 June 2011 09:21