Lajme Shqip Wednesday, 16 May 2012 14:54

Bruksel – Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek, në një intervistë Radio Kosovën, tha se kryeministri Thaçi, ka të drejte kur kritikon Brukselin.

Pas presionit nga bashkësia ndërkombëtare mbi Qeverinë e Kosovës, që të hartojë një plan gjithëpërfshirës për veriun e Kosovës, Lunaçek ka thene se është e rëndësishme që të ketë një dialog dhe Qeveria e Kosovës t’ua shtrijë dorën serbëve në veri, mirëpo më e rëndësishmja është që të nisë procesi dhe në këtë mes Beogradi nuk është i nevojshëm.

Është me rëndësi që të hartohet plani për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në veri, nën juridiksionin e Kosovës dhe është më rëndësi t’u thuhet serbëve se Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit, përcakton se Beogradi nuk ka autoritetet në veri. Kjo, mendoj se është më e mira për serbët në veri-që të hartohet një program nga Qeveria dhe t’ua shtrijë dorën atyre, që ta përfshijë këtë komunitet në procesin e mbajtjes së zgjedhjeve lokale në veri, ndoshta së bashku me OSBE-në, sepse kjo organizatë luajti një rol të mirë në procesin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të Serbisë që u mbajtën edhe në Kosovë.        

Pas kritikave qe ka bere kryeministri dhe lidere te tjere te partive politike per qasjen e ngadalte te BE-se ndaj Kosoves, Lunaçek, thote se pajtohem me Kryeministrin, dhe të gjithë ata që më njohin në Kosovë e dinë që unë e kam kritikuar Bashkimin Evropian dhe posaçërisht shtetet anëtare, sepse, jo unioni si union, por disa shtete anëtare, janë ato të cilat nuk po tregojnë vullnet që të përshpejtojnë sa duhet premtimin për procesin e liberalizimit të vizave. Pra, janë disa shtete që e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, të cilat nuk po bëjnë sa duhet, po hezitojnë që Kosovës t’i japin zyrtarisht Udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave.

Unë i them kryeministrit Thaçi, që ta bëjë dallimin ndërmjet Komisionit Evropian, Parlamentit Evropian, të cilët fuqishëm mbështesin idenë e Udhërrëfyesit për Kosovën, por, problemi është te disa vende të BE-së, që e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, siç janë: Franca, Belgjika, Holanda, Suedia, pra janë ato që po e mbajnë pa lëvizur këtë proces. Mirëpo, unë i bëjë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe ministrave të saj që, në këtë fazë duhet të angazhohen maksimalisht dhe të takojnë autoritetet e këtyre vendeve e t’ua shpjegojnë atyre rëndësinë që ka Udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe qytetarët e saj, thote ne mes tjerash, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek. (LajmeShqip.com)