Publicisti Fatos Lubonja ka folur për gazetën serbe “Vesti”, që botohet në Frankfurt, duke thënë se elita i ka mbyllur sytë ndaj krimeve të UÇK-së për shkak se në diskursin politik dominon retorika nacionaliste.
“Në kombinim me frikën prej tyre, çështja e krimeve të UÇK-së jo vetëm mbi serbët dhe romët, por edhe mbi vetë shqiptarët, është temë tabu”, ka thënë Lubonja.
“Ndëshkimin e krimit nuk e shoh si proces gjyqësor, sa si një proces kulturor dhe psikologjik. Problemi i parë është se këto gjëra duhet të njihen si krime, jo nga ana e Hagës, por nga ana e atyre, të cilët krimet i quajnë heroizma, ndërsa kryesit heronj, e të cilët për fat të keq, ende janë shumicë në rajon. Përkundrazi, procesi i katarsisit dhe i rilindjes kulturore, sidomos tek të rinjtë, mund të ndihmojë edhe hetimet dhe ndëshkimin e krimeve në të ardhmen”, ka thënë Lubonja.
Sa i takon kërcënimeve që ka marrë, veçanërisht se është “serb, i cili flet shqip”, Lubonja ka thënë se ky është identifikim me armikun. Sipas tij, kjo është thirrje për largimin nga shoqëria, e cila është ideuar si etnike, gjë që është edhe më keq.
“Ky është një indikator se sa punë na nevojitet që në rajon të ndërtojmë një shoqëri të individëve, të cilët kanë individualitetin e vet dhe klimën e dashurisë dhe bashkëpunimit në mesin e popujve të ndryshëm të Ballkanit”.
“Po të hidhja në gjyq të gjithë ata që më kanë sharë dhe fyer, do të bija në një nivel të ulët nga i cili do të dilja i ndotur”, thotë Lubonja, transmeton qik.
Ai ka thënë se nga Kosova ka marrë shumë urime për shkrimin, madje ka marrë edhe mbështetje nga kolegët gazetarë.
“Mesazhi edhe për shqiptarët, edhe për serbët, edhe për maqedonasit është i njëjtë: të dalim sa më parë nga izolimi, urrejtja dhe etno-nacionalizmi ku duan të na mbajnë një pakicë politikanësh. Nëse dikur kjo gjendje ishte më së shumti logjike, sot është më së shumti qesharake”, ka përfunduar Fatos Lubonja.
|
|
Wednesday, 24 July 2013 13:13 9 January 2014 23:27
5 January 2014 13:25
31 December 2013 17:12
16 November 2013 15:11
19 August 2013 14:57