Lajme Shqip Thursday, 15 October 2015 16:44

Luana Vjollca ka treguar se kurrë nuk do të drejtonte fansat tek ajo rrugë e errët.

Përmes një reagimi të gjatë në Instagram, Luana Vjollca ka shpjeguar fotot e bëra në Snapchat, ku shihet duke tymosur, siç duket, lëndë narkotike.

Luana ka shkruar ndër të tjera se ajo që shihet duke tymosur është thjesht cigare dhe ajo ka marrë guximin të postojë videon vetëm për gallatë dhe asesi nuk është shembull i keq për fansat, siç ishte ‘përkthyer’ rasti.