Tiranë – Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, u shpreh sot se partitë duhet të lënë mënjanë retorikat destruktive dhe të respektojnë procesin zgjedhor në të gjitha etapat e tij.
“Zhvillimi tërësisht paqësor dhe shmangia e plotë e incidenteve bënë të mundur që dita e zgjedhjeve të shënonte një ditë unikale në historinë e zgjedhjeve pluraliste në Shqipëri, duke hedhur një hap shumë të rëndësishëm drejt integrimit evropian dhe duke demonstruar një sjellje tërësisht evropiane të të gjithë qytetarëve shqiptarë”, tha Vasili.
Sipas tij, “në këto zgjedhje, pa asnjë mëdyshje, fituan qytetarët shqiptarë, të cilët ishin mishërimi i maturisë dhe i dëshirës për ta transformuar në rrugë paqësore dhe evropiane këtë vend”.
“Në këtë klimë të kësaj arritjeje të madhe dhe tepër të rëndësishme për të ardhemn evropiane të shqiptarëve”, tha Vasili.
Më tej, Vasili u shpreh se “LSI u bën thirrje politikanëve dhe forcave politike të lënë mënjanë retorikat destruktive, të ruajnë qetësinë, të respektojnë procesin zgjedhor në të gjitha etapat e tij si dhe të respektojnë institucionet e pavarura në veprimtarinë e tyre, bazuar vetëm në ligjin dhe kodin zgjedhor”.
Sot, vijoi Vasili, “është momenti që më shumë se asnjëherë tjetër dhe me intensitet maksimal, politika shqiptare duhet të përqëndrohet në angazhimin konstruktiv për realizimin e objektivave evropian”.
Vasili përshëndeti deklaratën e Departamentit të Shtetit, që bënte thirrje për forcimin e demokracisë. “Ne mbështesim vlerësimin e ndihmës-sekretarit të Shtetit, Philip Gordon, që thotë se populli shqiptar meriton një demokraci të besueshme e të begatë, të bazuar në shtetin ligjor”, theksoi Vasili.
Saturday, 21 May 2011 16:10