Tiranë -Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto u shpreh sot gjatë një takimi me kreun e Pranisë së OSBE në Shqipëri, Ambasadorin Eugen Wollfarth se është mjaft e rëndësishme që refroma zgjedhore të përfundojë brenda afateve të përcaktuara. 
Haxhinasto dhe Wollfarth diskutuan për reformat, ecurinë e tyre të deritanishme dhe progresin e arritur, por në veçanti biseda u përqëndrua tek reforma zgjedhore.
Ministri Haxhinasto theksoi se progresi në këtë drejtim do të jetë shumë i rëndësishëm. Ai theksoi rëndësinë e përfundimit në kohë të kësaj reforme.
Ministri Haxhinasto gjithashtu shprehu vlerësimin se edhe kontributet ekzistuese të pranisë së OSBE në Shqipëri, ndikojnë drejtpërdrejtë në afrimin e Shqipërisë në BE. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 04 April 2012 14:00