Gostivar/Dibër – Koalicioni për Maqedoninë Fitimtare, në tubimin parazgjedhor nën moton “Për ardhmërinë tënde”, në sheshin e qytetit në Gostivar, ka prezantuar një pjesë të programit të vet dhe kandidatët për deputetë.
“Vetëm ne jemi garanci se politika e VMRO-DPMNE-së do të dështojë. Investimi është i madh dhe për këtë arsye u mblodhëm pesëmbëdhjetë parti dhe së bashku hymë në front të gjithë së bashku, maqedonas, turq, torbeshë, serbë, romë, vllehë”, theksoi lideri i LSDM-së Branko Cërvenkovski në Gostivar.
Bartësja e listës në njësinë e parë zgjedhore, Radmilla Shekerinska në tubimin në Gostivar theksoi se politika e gabuar të cilën e zhvillon kjo Qeveri e kushton Maqedoninë 490 milionë euro investime të huaja.
“Më 5 maj për këtë do të dënohen ata që e udhëhiqnin politikën e këtillë”, ka nënvizuar Shekerinska.
Në tubim u drejtuan edhe liderët e partive të koalicionit, Adnan Qahil, Fijat Canoski dhe Erdogan Saraç. Para të pranishmëve u drejtuan edhe disa liderë të partive politike nga koalicioni, e cila tubim zgjedhor kishte edhe në Qendrën e Zhupës dhe në Rostushë.
Tuesday, 17 May 2011 12:46