Los Angeles – Për çudinë e paparacëve, Jennifer Lopez dje është vënë mjaft në siklet me praninë e tyre dhe ka tentuar menjëherë të mbulojë fytyrën.
Në shoqërinë Copper-it që drejtonte makinën, ajo ishte e ulur në vendin e pasagjerit. Fillimisht edhe Brad ka mbuluar fytyrën, por më pas është detyruar të tregohet vigjilent në drejtimin e jeep-i të tij.

Aktori i cili mbrëmë në eventin e “Scream Awards” mori çmimin e Best Thriller Award, thuhet të ketë qenë duke festuar bashkë me Lopez deri vonë. Lopez 42 dhe Cooper 37 janë parë bashkë edhe herë të tjera, por kanë thënë se kanë qenë gjithnjë në takime pune.
Sipas burimeve të tabloidit TMZ, që mbas darkimit të tyre të parë përpara një muaji, ata kanë vazhduar të frekuentojnë njëri-tjetrin në fshehtësi.
“Asaj i pëlqen vëmendja që ai i kushton dhe koha me të e bën të ndihet mirë pasi ai e bën atë të qeshë. Është e qartë që asaj i pëlqen ai. Megjithëse nuk janë në një status për ta quajtur njëri-tjetrin të dashur, ata kalojnë shumë kohë bashkë,” ka thënë reporteri i TMZ-së.

Jennifer Lopez u nda nga bashkëshorti saj Marc Anthony pas 7 vitesh martesë, nga e cila ka edhe dy fëmijë binjak 3 vjeçar, Max dhe Emme.
Ndërsa Bradley i dha fund marrëdhënies së tij 2 vjeçare me Renee Zellweger që në muajin mars. Në të kaluarën ai ka patur marrëdhënie edhe me Olivia Wilde dhe Jennifer Aniston. (LajmeShqip.com)
Monday, 17 October 2011 13:00