‘Vinbovin’ është emërtimi i një mishi që po përdoret në restorantet më të mira të Parisit, çka shënon një zhvillim të jashtëzakonshëm të cilësisë së tij.
Kjo lidhet me një eksperiment në Lunel-Viel në rajonin jugor Herault të Francës ku tre lopë janë ushqyer me verë për katër muaj.
Ideatori Jean-Charles Tastavy tha se ata ishin ushqyer fillimisht me përzierje të elbit dhe rrushit. Dhe së shpejti u pa se ishin lopë të lumtura dhe prodhuan një mish jashtëzakonisht të shijshëm.
Ai përshkruan se si i inkurajoi lopët të provonin një pije: “Për çdo kafshë alkooli duhet të jetë i barabartë me shumën e rekomanduar nga autoritetet për një njeri d.m.th dy ose tre gota verë në ditë. Në rastin e një lope shkon deri në një litër apo një litër e gjysmë në ditë”.
Ai tha se kafshët e konsumuan me lezet kur eksperimenti filloi vitin e kaluar. Kuzhinieri Laurent Purcelt tha se mishi i këtyre lopëve është luksoz, ka një cilësi të veçantë dhe erë shumë të mirë, si gjatë gatimit, po ashtu edhe mbas tij, gjë që padyshim ia shton edhe koston shërbimit të tij. (gi)
Friday, 13 July 2012 08:10 