Londër – Prova të reja kanë dalë në dritë mbi mënyrën se si Gordon Braun dhe mbështetësit e tij u përpoqën të rrëzonin Toni Blerin nga posti i kryeministrit.
Përpjekjet e tyre janë të pranishme në disa dokumenta që i përkasin kancelarit hije, Ed Balls, të cilat janë publikuar nga “Daily Telegraph”.
Dokumentet tregojnë se Braun dhe njerëzit e tij u përpoqën të spostonin Blerin pasi laburistët fituan zgjedhjet e përgjithshme në vitin 2005.
Mbështetësit e Braunit u takuan më 21 korrik 2005, kur Bler po merrej me çështjen e atentateve në Londër.
Zëvendësredaktori politik i BBC-së, Xhejms Landëll thotë se, pas thashethemeve dhe zërave lidhur me këtë çështje, këto dokumente tregojnë hapur përpjekjet e jashtëzakonshme për të larguar Blerin.
Friday, 10 June 2011 15:42