Londër – Gjashtë persona, mes të cilëve edhe tre fëmijë, janë vrarë gjatë sulmit me thikë në një shtëpi në ishullin Xhersi në kanalin Le Mansh.
Policia lokale kumto
i se incidenti ka ndodhur të dielën, vonë pasdite, në kryeqytetin e ishullit Sent Helie. Një burrë 30-vjeçar, i cili pas vrasjeve është transferuar në spital dhe ndaj tij është kryer intervenim kirurgjik, është arrestuar.
Tani për tani nuk u kumtua identiteti i viktimave, përveç se krahas fëmijëve janë vrarë edhe një burrë dhe dy gra. Nuk ka informata për atë nëse të gjithë gjashtë viktimat janë anëtarë të një familje. Një përfaqësuesi i policisë deklaroi se disa nga viktimat janë vrarë në banesë, ndërsa të tjerët në rrugë.
Autoritet lokale mbrëmë pranuan se janë “thellë të tronditur” nga vrasja e këtyre njerëzve. Ishulli Xhersi konsiderohet si vend në të cilin pothuajse nuk ka kurrëfarë dhune dhe kriminalitet, ndërsa vrasjet janë shumë të rralla. Vrasja e fundit është regjistruar në mars të vitin 2004.
Xhersi është ishulli më i madh në Kanal dhe ka rreth 91 mijë banorë. Politikisht ishulli nuk është pjesë e Britanisë të Madhe dhe BE-së, e as koloni britanike apo territor detar, si Gjibraltari, por ka status të varësisë nga kurora britanike. Shumë of-shor kompani britanike dhe evropiane janë regjistruar në Xhersi.
Monday, 15 August 2011 09:45