Londra po vazhdon hetimin për skandalin e shitjes së mishit të infektuar të kalit. Qeveria britaneze ka mbajtur një takim urgjent për të diskutuar skandalin e fundit.
Supozohet se një ndër firmat e cila është e përfshirë, është një firmë franceze, e cila ka shitur mishin nëpër marketet angleze. Kjo firmë edhe është duke u hetuar.
Qeveria londineze, është e shqetësuar se si pasojë e kësaj, mund të përhapet bacteria E.coli, e cila mund të jetë fatale tek njeriu.
“Kush është fajtor. Kush e ka dëmtuar kë? Ne do të ofrojmë të gjitha përgjigjiet sa i përket hetimit dhe jemi të gatshëm të marrim masa” ka thënë ministry francez i Agrokulturës, Guillaume Garot, raporton Euronews.
Më herët, është raportuar se firmat e përfshira në skandal, mund të jenë edhe nga Rumania dhe Polonia.
Saturday, 09 February 2013 22:45