Londër – Dhjetëra të rinj u zhdukën në male, në perëndim të Libisë, pas aksionit të forcave lojale të liderit libian Moamer Gadaf, kumtoi Amnesti Internashënall. Kjo organizatë publikoi raportin pas aksionit për grumbullimin e të dhënave në Tunizinë fqinje, ku një numër i madh i refugjatëve kanë gjetur strehim pasi kanë shpërthyer konfliktet në muajin shkurt, në Libi,.
“Ata përshkruan një numër të madh të rasteve të të zhdukurve si dhe probleme të tjera në zonat malore, veçanërisht vështirësi në blerjen e produkteve, të cilat trafikohen nga Tunizia dhe rrezikun në sferat të cilat i kontrollojnë forcat e Gadafit”, thuhet në kumtesën e raportit.
Një numër i madh i banorëve në zonat e largëta ndërkufitare, i mbështesin kryengritësit në Bengazi për shkak se forcat e Gadafit granatojnë rajonet civile, shtohet në raport.
Në të i bëhet thirrje Tripolit të sigurojë kalim të lirë për civilët, të cilët dëshirojnë të largohen nga Libia dhe për dërgimin e ndihmës humanitare. Kërkohet edhe ndërprerja e përdorimit të armëve të ndaluara si mina këmbësorie dhe granata në zonat civile dhe heqjen e shkurtimeve të ujit, energjisë elektrike, derivateve në rajonin e Nafusë.
Friday, 27 May 2011 22:25