Lajme Shqip Friday, 27 May 2011 11:19

Londër – Qeveria britanike e aprovoi përdorimin e helikopterëve të vet “Apaç” në Libi, në kuadër të operacionit të NATO-s, deklaroi një përfaqësues i autoriteteve britanike.

Kryeministri britanik, Dejvid Kameron dhe ministrat e tjerë dhanë leje që helikopterët “Apaç” t’i lihen në dispozicion Aleancës.

Çdo vendim përfundimtar për shfrytëzim të helikopterëve, tani është punë e komandantëve operativë, deklaroi përfaqësuesi i autoriteteve britanike, i cili ka dashur të mbetet anonim para se të jepet kumtesa zyrtare.