Lajme Shqip Friday, 27 May 2011 16:37

Ishim paralajmёruar edhe mё parё qё bukuroshja Liv Taylor do tё zhvishej pёr njё skenё dashurie nё filmin e saj tё ardhshёm, plot 15 vjet pas njё pauze tё gjatё nё karrierё.

Aktorja e famshme i ka dhёnё njё arsye mё shumё simpatizantёve tё saj pёr tё blerё biletat pёr filmin e saj tё ri.

Liv 33 vjeçare ёshtё zhveshur lakuriq pёr njё skenё dashurie nё filmi thriller “The Ledge”.

Dhe djali qё ka patur fatin tё aktronte me tё ёshtё aktori britanik Charlie Hunnam.

Filmi fokusohet nё ndryshimin filozofik ndёrmjet njё tё krishteri dhe njё ateisti qё pёrshkallёzohet deri nё njё luftё vdekjeprurёse dёshirash.

Kjo nuk ёshtё hera e parё qё Liv heq rrobat e saj pёrpara kamerave. Ajo ka performuar nudo edhe nё vitin 1996 nё filmin “Stealing Beauty”.

Filmi i fundit i kёsaj aktoreje do tё shfaqet mё 8 korrik.