Tuluzë – (PLOTESUAR 17:00)– Policia franceze finalizoi me sukses operacionin për shpëtimin e katër personave që u morën peng paraditen e sotme në një bankë në Tuluzë. Pengmarrësi, i cili deklaron se është pjesë e grupit terrorist Al Kaeda, u plagos dhe më pas u arrestua. 
Gjithçka nisi rreth mesditës , kur një person i armatosur, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, mori peng katër persona në një bankë në qytetin e Tuluzës në Francë. Ai pretendonte se ishte militant i grupit terrorist Al-Kaeda, dhe kërkoi të negocionte me forcat speciale që vranë autorin e masakrës së Tuluzës, Mohamed Merah, pak kohë më parë.
Pas rreth 3 orësh ai liroi njërin nga pengjet, në këmbim të ushqimeve dhe ujit, ndërsa tre personat e tjerë, mes të cilëve edhe drejtori i bankës u liruan pas ndërhyrjes së armatosur të policisë në bankë. (LajmeShqip.com)
*************************************
Paris – Njëri prej katër pengjeve në bankën CIC në Tuluz është liruar. Policia për momentin po negocion për lirimin edhe të pengjeve të tjerë. 
Sulmuesi i armatosur, i cili pohon se është pjesëtar i Al Kaedës, në fillim të sulmit ka shtënë njëherë nga arma e tij, por askush nuk ishte plagosur.
Sipas burimeve policore, cituar nga mediat franceze, parashikimi më i sigurt është se sulmuesi është i çmendur, por se kjo e bën më pak të rrezikshëm. Sulmuesi, sipas burimeve të njëjta, ka patur probleme me shëdetin mendor.
Ekspozitura e bankës CIC, në të cilën gjenden edhe tre pengje gjendet afër shtëpisë së Mohamed Mera, xhihadist i ri i cili mbolli terror duke vrarë tre ushtarë francez dhe katër persona të tjerë hebraik në një shkollë. Ai gjithashtu pohoi se ishte pjesëtar i Al Kaedës para se të vritej nga policia më 22 mars, pasi ishte i rrethuar në banesën e tij.
Policia ka vendosur kontakt telefonik me sulmuesin, i cili sipas gazetës “Depesh di Midi” i ka thënë policisë se me të ka lëndë shpërthyese. policia rreth bankës ka mobilizuar edhe persona për të zhbllokuar mina, identiteti i sulmuesit nuk është zbuluar tërësisht, dihet se është në moshë deri në 30 vjet.
Është interesante që banka përgjigjet në thirrjet telefonike, njëra prej të punësuarve me zë të qetë është përgjigjur në thirrje e AFP-së pa thënë se si është situata brenda, duke thënë se përgjigjet vetëm në thirrjet e klientëve të bankës.
Sulmuesi, së pari ka dëshiruar ta grabisë bankën, duke kërkuar nag të punësuarit që t’ia
japin paratë, por ata nuk e kanë kuptuar seriozisht, pas çka ai e ka nxjerrë armën dhe i ka mbajtur si pengje të punësuarit, thonë elementet e para nga hetimi.
Më 7 qershor kishte dramë të njëjtë të pengjeve në selinë e “Meteo Frans” në Tuluz. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 20 June 2012 16:02