Djemtë e Sabit Gecit, Kushtrim e Alban Geci, janë liruar të premten e kaluar nga paraburgimi, shkruan sot Koha Ditore.
Gjykata Themelore e Prishtinës ka marrë vendim për zëvendësimin e kësaj mase me atë të arrestit shtëpiak për dy muajt e ardhshëm, pas propozimit të Prokurorisë.
Hetimet ndaj tyre kanë filluar pas incidentit që ndodhi më 22 shtator para selisë së lëvizjes “Vetëvendosje”, me ç`rast mbetën të lënduar dy aktivistë të VV-së. Kushtrim e Alban Geci dyshohen se kanë kryer veprën penale; lëndim i rëndë trupor dhe kanosje.
Pas incidentit, atyre u ishte caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh, ndërkaq pas skadimit të këtij afati, Prokuroria Themelore e Prishtinës kishte kërkuar që t`u vazhdohej kjo masë edhe për 30 ditë dhe Gjykata e kishte aprovuar këtë kërkesë.
Mirëpo, me këtë vendim nuk ishin pajtuar djemtë e Gecit dhe avokati mbrojtës i tyre, duke paralajmëruar ankesë.
Thursday, 22 October 2015 08:50