Liria e medias ne Shqipëri shënon rënie me 16 vende, krahasuar me një vit me pare, duke u pozicionuar ne numrin e 96, nga 179 shtete nen monitorim për këtë çështje. Ky është vlerësimi i organizatës “Reportere pa kufi” ne dokumentin e publikuar se fundmi dhe qe i referohet ecurisë se mediave për vitin 2011. Sipas këtij raporti, Shqipëria renditet e parafundit nder vendet e rajonit, duke lënë pas vetëm Malin e Zi.
Ndërkohë, Kosova (87) Bosnjë Hercegovina (58), Maqedonia (94), Mali i Zi (107) ndodhen përpara vendit tonë.
Sipas barometrit të Reporterëve pa kufi, në vitin 2012 janë vrarë 2 gazetarë, ndërsa janë burgosur 151.
Disa nga problemet qe evidenton kjo organizate ne një vështrim te përgjithshëm, janë shkaqet ekonomike, përdorimi i medias për interesa private, konkurrenca e pandershme dhe vetëcensurimi. Ne vendin me lirinë me te madhe mediatike ne këtë raport ndodhet Finlanda dhe Norvegjia, ndërsa ne fund te listës janë Koreja e Veriut dhe Eritrea.
Versionin e plotë të Indeksit mund ta shkarkoni këtu. (PDF, 1.75 MB/1844737 Bytes)
Wednesday, 25 January 2012 16:16 