Uashington – Rimëkëmbja e ekonomisë globale po përshpejtohet, por edhe mëtej është ekspozuar në mundësi për ngecje, deklaroi u.d. drejtori ekzekutiv i FMN-së, Xhon Lipski.
“Rimëkëmbja globale po përforcohet, por edhe mëtej është e dobët dhe jo e barabartë dhe përplot me pasiguri”, deklaroi ai në takimin e komitetit Breton Vuds.
Lipski shfaqi dëshpërim që mban fjalim në vend të Dominik Stros-Kan, i cili dha dorëheqje nga funksioni drejtori ekzekutiv i FMN-së.
“Thellësisht më vjen keq për shkak të rrethanave të cilat u bënë të domosdoshme që ta zëvendësojë Stros-Kanin”, theksoi ai.
Lipski konsideron se shtetet evropiane të cilat janë në gjendje kritike ekonomike, meritojnë mbështetje ndërkombëtare.
“Ekzistojnë arsye të fuqishme që pjesa tjetër e Evropës dhe bashkësisë ndërkombëtare, t’i mbështetin përpjekjet e këtyre shteteve në realizimin e reformave”, theksoi Lipski.
Friday, 20 May 2011 15:33