Lindsay Lohan ka ngritur akuza serioze në llogari të një mysafiri të një ceremonie martese të mikut të saj.
Siç raportojnë mediet amerikane, aktorja 29 vjeçe u ka thënë miqve të saj se dikush i ka hedhur drogë në pije gjatë ceremonisë së martesës së mikut të saj, Justin Acin, një biznesmen dhe ambasador i turizmit për ishullin Sheshel, përcjell “Zëri”.
Ai vikendin e kaluar është martuar në Firencë me manekinen Lana Zakocel.
“Lindsay më herët është larguar nga ceremonia, është kthyer në vilën e saj dhe ka vrapuar përreth e zhveshur, duke thënë se e kanë droguar”, ka deklaruar një burim dhe ka shtuar se aktorja kishte shkaktuar incidente gjatë ceremonisë së martesës, në të cilën jo vetëm që kishte ardhur me fustan të bardhë, i cili i ngjante një fustani të nusërisë, por gjatë ceremonisë kishte lyer me llak thonjtë dhe kishte telefonuar.
Po ashtu, ajo kishte shkaktuar një rrëmujë, sepse ishte e bindur se dikush e kishte fotografuar.
Ndaj këtyre akuzave ende nuk ka ndonjë reagim nga ana e policisë, por me siguri se do të iniciohet ndonjë hetim nëse vërtetë ka pasur drogim apo jo të aktores, apo është vetë ajo që ka përdorur substanca të ndaluara.
Sunday, 30 August 2015 09:01